Monday, July 1, 2013

Atëherë kur në revistat me superheronj kur ato përdornin rrezet-X për të vrarë të këqinjte, apo që i vëzhgonin ato edhe pas mureve. Tani këtë version të revistës, falë MIT-it mund ta prekim këtë realitet.

Sistemi i quajtur Wi-Vi bazohet në një koncept të ngjashëm me radarë dhe imazhe sonare. Por ndryshe nga radari dhe hidrolokatori, sistemi Wi-Vi transmeton një fuqi më të ulët sinjali, ashtu si sinjali Wi-Fi dhe përdor reflektime për të gjetur njerëzit në lëvizje. Ky sistem funksionon edhe nqs njerëzit janë në dhoma të mbyllura apo të fshehur pas një muri.

Tek Wi-Fi kemi të bëjmë me sinjal që transmeton edhe përmes murit, ku një pjesë e sinjalit depërton nëpërmjet saj, duke reflektuar jashtë çdo njeri në anën tjetër. Megjithatë, vetëm një fraksion i vogël i sinjalit e bën atë të disponueshëm deri në dhomën tjetër, duke u reflektuar nga muri, apo me objekte të tjera. "Ne kemi shpikur një teknologji të re e cila mund t'i anulojë të gjithë këto reflektime dhe përqëndrohet vetëm në atë të lëvizjes së trupit njerëzor", thotë Katabi.

Detektori lëvizës
Për ta bërë këtë, sistemi përdor dy antena të cilat transmetojnë në një marrës të vetëm. Të dy antenat transmetojnë sinjal pothuajse idenktik, përveç se sinjali nga antena e dytë është invers i të parit. Si rezultat dy sinjalet ndërthuren me njëri-tjetrin në një mënyrë që anullojnë njëri-tjetrin. Edhe kur hasin në objekte statike sinjalet krijojnë reflektime identike duke depërtuar edhe murin dhe duke u përqëndruar vetëm tek lëvizja e njerëzve.

Përgatiti: Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi / Revista Shkencore

0 komente:

Post a Comment