Sunday, June 30, 2013

Materiali i perdorur per super kapacitor
Duhet ta them, teknologjia po rritet me hapa viganë. Kësaj here bëhet fjalë për një material të quajtur grafin (Graphene) i bazuar në karbon, biodegradues, kushton pak për tu prodhuar dhe është materiali më rezistent i planetit.
Shkencëtarët e kanë studiuar grafini që nga viti 1840. Grafini përbëhet nga grafiti, i njëjti material që gjendet në përbërjen e lapsit.
Të gjithë e dijmë se pilat e baterisë janë shumë bezdisëse, janë tëmëdha, mbarohen shpejtë, tejnxehen, të rrezikshme... etj.

Po sikur të zëvëndësonim batëritë e zakonshme me super kapacitorët prej grafini. Super kapacitorët ndryshe nga bateria nuk kanë mbushje kimike për të prodhuar elektrone. Këto super kapacitorët përqëndrohen vetëm tek grumbullimi i elektroneve. Vetëm pas disa sekondash karikim, shkencëtarët nga departamanti i UCLA zbuluan që këto super kapacitorë janë në gjendje të mbajnë një llambë LED ndezur për disa orë.
Nëse shkencëtarët do ta hidhnin në treg këtë shpikje, kjo do të thotë se bateria e celularit do të karikohej vetëm në disa minuta dhe baterinë rezerve mund ta bënim tubë dhe ta mbanim në xhep. Rezerva më të mëdha energjie në madhësi më të vogla.
Edhe pasi të jenë mbaruar ky super kapacitor nuk është as i dëmshëm për mjedisin, sepse meqë është i përbërë prej grafiti, ai mund të kthehet në humus dhe ta përdorni për rritjen e bimëve.

Pergatiti: Bledar Meda a.k.a Mr-Bledi / Revista Shkencore

1 comment: